KreuStil Jetese

Reperi L-Gante konfirmon se kishte lidhje me bashkëshorten e Mauro Icardit, Wanda Nara!

Reperi L-Gante konfirmon se kishte lidhje me bashkëshorten e Mauro Icardit,

Elian Angel Valenzuela, i njohur si L-Gante, mori famë dhe u bë një nga artistët më të njohur në Argjentinë pas ‘BZRP Music Sessions #38’ me Bizarrap. Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur ai shkoi në burg më 6 qershor të këtij viti me akuzat për kërcënime të rënda dhe rrëmbim të dyshuar të një burri të quajtur Gaston Torres.

Në fillim të vitit u përhap lajmi për një lidhje të mundshme mes L-Gante dhe partneres së Mauro Icardit, Wanda Nara, kur romanca e tyre ishte në një moment të vështirë.

Në një deklaratë për Vorterix, L-Gante rrëfeu se Wanda Nara ka qenë pranë tij, pavarësisht se ai kalonte kohë në burg. “Wanda kujdesej dhe ishte aty për mua” vuri në dukje ai. “Edhe pse nuk kam pasur asnjë kontakt, kam folur me të. Ajo është më e mira, edhe pse ne nuk jemi tashmë në një lidhje”.

Në këtë mënyrë ai ka konfirmuar se për momentin nuk ka asgjë mes tyre, por ka theksuar se kanë pasur diçka në të kaluarën. “Ajo që mund t’ju them është se kam pasur vetëm një të dashur në jetën time, Tamara”, shtoi ai. “Pas kësaj, më e afërta ishte Wanda”.

Megjithatë, Wanda Nara ka pohuar gjithmonë se nuk kishte asgjë mes tyre. “Asgjë që ka të bëjë me të”, pohoi ajo në të kaluarën. “Ai është një mik i madh dhe ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë”.

Shfaqjet e dukshme të dashurisë në mediat sociale dhe fotot e publikuara sugjerojnë se këngëtari argjentinas, i cila kaloi 100 ditë në burg, është ai që flet të vërtetën.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF