KreuStil Jetese

Fiori Dardha flet për sëmundjen e pashërueshme; rrëfen frikën e saj më të madhe!

Fiori Dardha flet për sëmundjen e pashërueshme; rrëfen

Fiori Dardha ka qenë e ftuar së fundmi në programin “S’e luan topi” dhe ka ndër të tjera ka folur për sëmundjen e pashërueshme autoimune e mëlçisë. Gazetarja u shpreh se kur sëmundja u konstatua nga mjekët situata ishte serioze, por theksoi se nuk u tremb për veten e saj, por për familjarët.

Disa vite më parë u diagnostikova me një sëmundje autoimune, janë të gjitha të pashërueshme, por stadi në të cilin doktorët e konstatuan situata ishte goxha serioze.

Nuk u tremba për vete, në asnjë moment dhe tani që jam mësuar të bashkëjetoj me të dhe di se si ta menaxhoj situatën nuk kam fikë, frika ime më e madhe është për të afërmit e mi, nuk dua që ata ta përjetojnë, të jetojnë me ankthin e sëmundjes sime sepse duke qenë se janë të pashërueshme kërkojnë edhe trajtim të vazhdueshëm.

Unë vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë dhe kujdesi duhet të jetë maksimal, përpiqem që ta harroj se e kam. Sigurisht respektoj protokollet dhe këshillat e mjekut tim, që më ka shpëtuar jetën”, u shpreh ajo.

Moderatorja theksoi se frika më e madhe e saj është djali, pasi do që ai të rritet i lumtur dhe nuk do që kurrsesi që i biri të ndjejë keqardhje për të, “Frika më e madhe është për Abelin, çdo ditë e imja është e projektuar për të. Nuk do doja kurrsesi që ai të ndjejë keqardhje për mua, dua të jetë i lumtur me mua dhe të ketë një mama që i fal pozitivet e i fal energji, përpiqem që t’ia fsheh këtë anën time. Përpiqem të bëj një jetë normale sepse kështu është më mirë e unë ndihem më qetë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF