Mami Orinda dhe vajza e saj Atara janë padyshim një dyshe e pandashme nga njëra-tjetra. Një gjë e tillë vihet re lehtësisht edhe me një vështrim të shpejtë në Instagramin e moderatores.
Që prej lindjes së vajzës, Orinda ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e saj këshilla dhe eksperiencën e saj me të bijën. Dhe është e pamundur që gjithë fansat e Orindës të mos jenë edhe të Atarës..
Tashmë Atara është rritur dhe sot ka nisur ditën e parë të kopshtit. Në këtë ditë, moderatorja ka ndarë disa foto shumë të bukura që ato kanë realizuara së bashku, duke na i zbukuruar të gjithëve Instagramin.
Orinda ka ndarë emocionet e mëdha që ka ndjerë për këtë udhëtim të ri të së bijës.
“Sa shumë kam menduar për këtë ditë që i ka të gjitha emocionet bashkë. Atara ime, goca ime, mrekullia e Zotit i bekuar qoftë ky “udhëtim” ri.. p.s. mami po qante para dhe duke bërë foton, ndërsa Atara e nisi me qejf”, ka shkruar ajo.
Më herët në një intervistë për “Bordo”, Orinda ka treguar se si jeta e saj ka ndryshuar, pasi u bekua me Atarën, “Kanë ndryshuar shumë gjëra, duke nisur me prioritetet e mia. Atara është gjithmonë e para. Ardhja në jetë e një fëmije domosdo do ta ndryshojë jetën dhe faleminderit Zotit e bën më të bukur. Koha e lirë i dedikohet vetëm Atarës. Unë gjithnjë kam qenë duke vrapuar, por tani nuk ndalem. Çdo hapësirë që më jepet për të kaluar kohë me të, unë nuk e mendoj dy here”.