Libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ylli i kinematografisë botërore, Angelina Jolie, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren është botuar edhe në gjuhën shqipe.
Lajmin e ka dhënë vetë Angelina Jolie me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku mesazhin e saj aktorja e ka shkruar edhe në gjuhën shqipe, duke u shprehur e lumtur që libri për të drejtat e të rinjëve është botuar tashmë në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi.
Jolie thekson se të gjithë aktivistët që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon gëzojnë respektin e saj. Përkrah disa fotove të realizuara me librin e botuar në gjuhë të ndryshme, aktorja shkruan,
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë.
Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm.