KreuStil Jetese

Bebe Rexha prezanton kunatën e saj “yll”!

Bebe Rexha prezanton kunatën e saj “yll”!

Bebe Rexha është një kunatë krenare: Vëllai i saj do të lidhë kurorë së shpejti, dhe këngëtarja, duket mjaft e entuziasmuar për këtë gjë.

Ishte Bebe që ndau në Instagramin e saj një video nga jahti ku Florent Rexha i prezanroi partneres së tij për martesë. Artistja e pranishme në mbrëmjen e shënuar për të vëllanë, nuk duroi dot pa e ndarë gëzimin dhe ndjekësit në rrjetet sociale, të cilëv nga ana tjetër u në sy fakti që kunata e Bebes është mjaft bukuroshe!

Ndërsa gëzimi i saj për të vëllain është kaq i sinqertë, këngëtarja vetë nuk i ka dhe aq mirë për momentin punët e zemrës.Pak javë më parë ajo u nda nga partneri i saj, Keyan Safyari. Arsyeja duket ishte komenti i tij për peshën e saj.

Bebe postoi dhe më pas fshiu një pamje të një mesazhi që dyshohet se është dërguar nga Safyari. “Hej. Nuk të kam thënë kurrë qe nuk je e bukur dhe kurrë nuk kam thënë që nuk të dua. Në fakt kam thënë sa e bukur je dhe sa shume të kam dashur. Por gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte kështu që të tregova se kjo është e vërteta… për këtë diskutuam dhe ti vetë pyete”, thuhej në mesazh.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF