KreuStil Jetese

Firmosin divorcin! Ariana Grande dhe Dalton Gomez zyrtarisht të ndarë!

Firmosin divorcin! Ariana Grande dhe Dalton Gomez zyrtarisht të ndarë!

Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj, Dalton Gomez kanë dorëzuar dokumentet e divorcit për t’i dhënë fund zyrtarisht martesës së tyre. Gomez dhe Grande janë ndarë së fundmi dhe të dy kanë shfrytëzuar mundësinë për të dorëzuar njëkohësisht dokumentet e nevojshme për t’i dhënë fund martesës së tyre ligjore.

Grande po përfaqësohet nga Laura Wasser në procedurat e divorcit, dhe ishte ajo që në fakt dorëzoi dokumentet e para të hënën në mëngjes. Ajo përmendi si arsye për divorcin “dallimet e papajtueshme” mes dyshes, edhe pse kjo është një frazë mjaft e zakonshme e procedurave të divorcit në vitin 2023.

Pasi dëgjoi se Wasser kishte depozituar dokumentet në emër të Grande, përgjigja e vetë Dalton Gomez  erdhi më pas. Burime thanë për TMZ se gjithçka është rregulluar paraprakisht dhe nuk do të ketë nevojë për t’iu drejtuar gjykatës.

Ariana Grande do të pranojë t’i japë Gomez një çek për një shumë të paracaktuar dhe kjo do të jetë fundi i gjithçkaje. Ai nuk do të përcaktojë një shifër, por do të pranojë atë që Grande është e gatshme t’i japë pas martesës së tyre dyvjeçare.

Ata kishin nënshkruar një kontratë paramartesore, megjithëse negociatat në mënyrë private kanë marrë pak kohë për faktin se data e ndarjes e dhënë në dokumente është 20 shkurt 2023.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF