KreuStil Jetese

Ben Affleck, momente intime me ish-bashkëshorten në makinë: Reagimi i JLo?!

Ben Affleck, momente intime me ish-bashkëshorten në makinë:

Ben Affleck dhe Jennifer Garner u kapën ‘mat’ në makinën e yllit të “Armageddon” në Los Angeles, dhe mediat rozë “cmendën” për të mësuar reagimin e Jennifer Lopez ndaj fotove të shpërndara ekskluzivisht nga PageSix.

Aty shihen dy ish-partnerët duke ndarë një përqafim të ngrohtë e mjaft te qeshur, teksa Garner u përkul përpara nga sedilja e pasme e automjetit të Affleck.

Vajza më e vogël e ish-çiftit, Seraphina, ishte ulur në anën e pasagjerit pranë babait të saj.

Në një moment, ylli i “Justice League”, 51 vjeç, u pa duke u përkulur drejt shpatullës së ish-bashkëshortes së tij përpara se ajo të dilte nga makina. Ish-çifti kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore bashkë-prindërore pavarësisht thashethemeve për tradhti dhe problemet që dyshohet se çuan në divorcin e tyre.

Affleck dhe Garner u martuan në vitin 2005. Një ditë pasi festuan 10 vjet martesë, të dy njoftuan se po ndaheshin. Nga JLo ndërkohë, me të cilën Affleck është i martuar aktualisht, nuk ka ende asnjë reagim.

Tags:

Home bordo

Bordo
Gusht - No.61

SHKARKO VERSIONIN PDF