KreuStil Jetese

4 shenjat më me fat për këtë javë!

4 shenjat më me fat për këtë javë!

Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar te “Rudina” në televizionin Klan dhe ka bërë parashikimin e yjeve për këtë javë, për të gjitha shenjat e horoskopit. Shenjat më me fat për këtë javë janë, Dashi, Luani, Virgjëresha dhe Ujori.  

Dashi: 4 yje


Faktikisht Dashët kanë 4 yje sepse marrin pjesë në solstic, duhet të kenë kujdes gjatë kësaj jave në çështjet ekonomike, këto 3,4 ditët e para. Është hera e tretë brenda vitit që pësojnë trauma në çështjet ekonomike.

Demi: 3 yje
Fillimi i javës i vështirë, vjen me problematika me familjen, me ligjin, me udhëtimin e kontaktet jashtë, me çështjet shëndetësore. Shumë Demë do përpiqen pastaj të vënë një ekuilibër në jetën e tyre.

Binjakët: 3 yje
Kanë një zhgënjim në fakt nga data 19 sepse kanë problematikë me emrin, me famën, takimin me eprorët ose një premtim që u është bërë zgjatet në kohë.

Gaforrja: 3 yje
Marrin pjesë në këtë javë impulsivisht vetëm pas datës 21, me futjen e Diellit në Peshore. Çështje të rëndësishme pronash, familjare, vendoset një ekuilibër në marrëdhëniet e tyre, por duhet të kenë kujdes në fillim jave në çështjet ekonomike dhe planet e tyre.

Luani: 4 yje
Do kenë problematika në ekonomi dhe jetën personale, duhet t’i zgjidhin mirë, t’i shikojnë me kujdes. Mos të marrin rrisqe dhe investime të caktuara dhe pastaj dikush do përgojojë emrin e tyre, nga data 21.

Virgjëresha: 4 yje
Mund të fitojnë shumë famë, reputacion ose ndonjë pozicion të rëndësishëm, por do ketë dhe shumë Virgjëresha që do stresohen dhe nuk do marrin atë që u është premtuar, mund edhe të zhgënjehen.

Peshorja: 2 yje
Është koha e tyre, vjen balanca. Pas datës 21! Do sfidoheni në një çështje personale dhe punë! Nga fundi i javës do hapet komunikimi i mirë!

Akrepi: 3 yje
Do kenë përballje ekonomike dhe në jetën personale, në shit-blerje ose ngatërresa me të afërmit. Kujdes në dashuri, në datën 19!

Shigjetari: 3 yje


Do përjetojnë zhgënjim, sidomos në martesë ose bashkëpunim. Kujdes nga zhgënjimet në këtë periudhë. Një periudhë e vështirë mund t’ju vendosi në situatë të panjohur për ju këto ditë!

Bricjapi: 3 yje
Do merren shumë me karrierën pas datës 21. Fillojnë një periudhë të fuqishme. Për ju gjërat do të marrin për mirë në çështje pune dhe ekonomie mbas të enjtes! Këto ditë kujdes një ndarje!

Ujori: 4 yje
Një nga shenjat me fat! Shumë Ujorë do shkojnë deri në 0, por do të kthehen me xhepa plot. Një lidhje shoqërore e së kaluarës merr fund këto ditë dhe ju çliron për një jetë të re me të mirë!

Peshqit: 3 yje
Këtë periudhë edhe mund të zhgënjehen ose mund të mashtrojnë nga pak, përballë tyre do të dalë një figurë që mund ta shfrytëzojnë në karrierë dhe do bëjnë gabime.
 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF