KreuStil Jetese

E përlotur, Beniada flet për herë të parë ndarjen! Dhe ka një mesazh për ish-partnerin!

E përlotur, Beniada flet për herë të parë ndarjen! Dhe

Beniada Nishani ka qenë së fundmi e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur për herë të parë për ndarjen nga Blerti, vëllai i Arbër Hajdari. Ajo u shpreh mirënjohëse për lidhjen për aq sa zgjati, teksa i uroi më të mirat ish-partnerit.

“Kur kam dalë nga “BBV” kam qenë shumë e sinqertë me publikun, duke ndarë detajet e mia personale. Nuk ka rëndësi si shkojnë gjërat në jetë, ka rëndësi çfarë ne jetojmë.

Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, nuk ka rëndësi. Shumë persona mbajnë kujtimet negative, unë këto kujtime i hedh pas shpine, nuk i kam. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën.

Karakteri i njeriut nuk ndryshohet, kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam ‘single’ dhe mendoj se do të vijë një dashuri shumë e bukur”, tha ajo, teksa u përlot nga emocionet.

Kujtojmë që Beniada pranoi në intervista të ndryshme se ishte shumë e dashuruar me partnerin e saj, por identitetin nuk e zbuloi asnjëherë në mediat sociale, edhe pse publikoi disa foto romantike, duke ia fshehur portretin.

Asokohe burime pranë mediave konfirmuan se personi që i kishte rrëmbyer zemrën ishte vëllai i Arbër Hajdarit, me të cilin u fotografua edhe në evente të ndryshme.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF