KreuStil Jetese

“Oh, kam përdhunuar dikë një herë”; Hiqet intervista ku Russell Brand bën shaka për përdhunim dhe abuzim me fëmijët!

“Oh, kam përdhunuar dikë një herë”; Hiqet

Russell Brand është në qendër të vëmendjes dhe kritikave, pasi katër gra e akuzuan atë për sulm seksual.

Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur midis 2006 dhe 2013 dhe janë ngritur si pjesë e një hetimi të kryer nga “The Time”s, “The Sunday Times” dhe “Channel 4”, të cilat raportuan sjellje abuzive të aktorit dhe prezantuesit televiziv.

Ndërkohë në rrjet u rishfaq një intervistë e Russell Brand, realizuar me Richard Herring në 2013, në të cilën ai bënte shaka për përdhunimin e një gruaje.

Tashmë videoja është hequr nga YouTube, sipas The Daily Mail, duke theksuar se në të trajtoheshin çështje si seksualiteti në një mënyrë të vrazhdë. “Oh, kam përdhunuar dikë një herë”, tha ai gjatë intervistës, duke shtuar “E vrava pas”. Më vonë, ai iu referua në një lloj monologu se si grekët bënin seks me fëmijët.

“Ata ishin të zgjuar”, filloi ai, “Unë jam mbret i një fëmije të vogël. Kjo është e mrekullueshme. F**k fëmijën.

Aktori u mbrojt në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë akuzat në kanalin e tij në YouTube. “Ka disa akuza shumë serioze që unë i hedh poshtë absolutisht”, tha ai. “Këto akuza kanë të bëjnë me kohën kur kam punuar në media, kur kam qenë gjatë gjithë kohës në gazeta, kur kam qenë në kinema.

Unë kam qenë gjithmonë transparent dhe tashmë shoh se transparenca është kthyer në diçka kriminale që unë absolutisht e mohoj”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF