KreuStil Jetese

Tatuazhi i fundit i David Beckham, dedikim i veçantë e kuptimplotë për Victorian!

Tatuazhi i fundit i David Beckham, dedikim i veçantë e

Mes të ndarjeve të shumta të personazheve të famshëm që duket se dominojnë titujt e sotëm, ka një fije shprese për dashuri dhe përkushtim. Historia e Victoria dhe David Beckham bie në sy në mesin e ndarjeve të Hollivudit dhe shërben si një kujtesë për të gjithë, se dashuria ekziston.

David Beckham së fundmi ka zbuluar një tatuazh të ri i cili po rrëmben vëmendjen e të gjithëve. Në një intervistë për “The Sun”, Beckham zbuloi se tatuazhi i fundit nuk është vetëm një dedikim për gruan e tij të dashur, Victoria Beckham, por gjithashtu një shenjë respekti për grupin e vajzave britanike të viteve ’90, Spice Girls.

Duke folur për tatuazhin e ri, David shpjegoi: “Sapo kam shkruar ‘Posh’… çdo tatuazh që kam bërë është për familjen time”. Për ata që nuk e dinë, ‘Posh’ ishte pseudonimi i Victorias në grupin Spice Girls. Anëtarët e tjerë të grupit përfshinin Sporty Spice (Melanie Chisholm), Ginger Spice (Geri Halliëell), Scary Spice (Melanie Broën) dhe Baby Spice (Emma Bunton).

https://x.com/heavenshirt2/status/1703688222206042525?s=20

Fansat e Beckhams mund ta kenë parë tatuazhin e ri edhe para konfirmimit zyrtar. Gjatë ceremonisë së mikut të tij Marc Anthony në Hollyëood Ëalk of Fame në fillim të këtij muaji, David shfaqi me krenari gishtin e tij, një dedikim shumë domethënës për dashurinë e tij për Victoria.

Natyrisht, është e rëndësishme të theksohet se ky tatuazh i fundit është vetëm një nga disa të tillë që ai i ka dedikuar familjes së tij. David mban një tatuazh me emrin “Victoria” në krahun e tij, krahas emrave të katër fëmijëve të tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

Historia e dashurisë së tyre ka zgjatur mbi dy dekada, pasi e kurorëzuan më 4 korrik 1999, pas shpalljes së fejesës së tyre në janar 1998.

Siç e thamë më sipër, në një botë ku marrëdhëniet e të famshmëve shpesh vijnë e shkojnë me stinët, dashuria e qëndrueshme e Beckhams dhe tatuazhi i mbushur me nostalgji na kujtojnë se mes kaosit, disa histori dashurie jo vetëm që i rezistojnë kohës, por vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë emocionuese dhe kuptimplotë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF