KreuStil Jetese

FOTO/ Portreti i ëmbël familjar! Rihanna prezanton botën me djalin e dytë!

FOTO/ Portreti i ëmbël familjar! Rihanna prezanton botën me

Ylli i hitit “Umbrella”, Rihanna, 35 vjeçe, dhe partneri i saj reperi, 34 vjeç, kanë prezantuar botën me djalin e tyre të dytë Riot Rose. Në fotot e publikuara, Rihanna shihet me djalin e vogël Riot ndërsa Rocky mban RZA mbi supet e tij, duke pozuar në këtë mënyrë për herë të parë së bashku, si një familje prej katër anëtarësh.

RZA duket i adhurueshëm me një xhaketë lëkure, ndërkohë që Riot mban veshur një kostum rozë, teksa i buzëqesh ëmbël prindërve të tij. Burime pranë PEOPLE konfirmuan në gusht se këngëtarja e “Diamonds” dhe partneri i saj kishin mirëpritur së bashku fëmijën e tyre të dytë.

Rihanna zbuloi lajmin emocionues se ajo ishte në pritje të fëmijës së dytë në momentet e hapjes së performancës së saj në Super Boël në shkurt.

“Asaj i pëlqen të jetë nënë”, tha një burim për PEOPLE në shkurt. “Ajo është më e lumtur se kurrë”.

Kujtojmë që Rihanna dhe Rocky mirëpritën djalin e tyre të parë, RZA, në maj të 2022. Gjatë një interviste të dhënë 9 muaj pasi u bë nënë për herë të parë, Rihanna foli për mëmësisë dhe shtatzëninë e dytë, “O Zot, është legjendare. Është gjithçka. Vërtet nuk të kujtohet jeta më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF