KreuStil Jetese

Në kërkim të mashkullit ideal? Monika Lubonja tregon tre kriteret që duhet të plotësojë partneri i ardhshëm! 

Në kërkim të mashkullit ideal? Monika Lubonja tregon tre kriteret

Mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë ndan me fansat momentet nga jeta e saj personale dhe profesionale, Monika Lubonja, që vazhdimisht e ka rrëfyer se është beqare, nuk ngurroi të tregonte së fundi se cfarë pritshmërish ka nga partneri i ardhshëm.

Sipas aktores së njohur, njëkohësisht ish banore e “BBV”, mashkulli ideal për të, duhet të plotësojë tre kritere. Ai duhet të jetë i arsyeshëm, i sjellshëm dhe i pasur.

“Do të doja një burrë të sjellshëm e të arsyeshëm. Nuk është se po kërkoj shumë nga një miliarder.”– ka shkruar aktorja, e cila edhe gjatë qëndrimit në BBV e kishte treguar se  është në kërkim të një partneri.

Disa kohë më parë, ajo u shpreh rreth jetës së saj private, por edhe rreth rritjes së vajzës së saj.

“Unë doja ta rrisja Tean, njësoj si më rritën mua dy prindërit e mi, të lirë, pa paragjykime. Tea është nga ato vajza që sot, ajo kërkon që unë të jetoj. Domethënë ‘më ke rritur shumë mirë, më ke dhënë edukatë shumë të mirë, jam shkolluar vetë’. Është shkolluar vetë me forcat e veta, ka ikur nga Shqipëria që në moshën 19 vjeç, sot ka arritur atje ku është, por gjithmonë edhe kur ishte në gjimnaz, i rija si ato mamat mbrapa pemës, i thosha shiko jetën tënde dhe lere jetën time. Mos u kufizo dhe gjej një njeri që të të dojë ty dhe kjo është lumturia ime më e madhe, sepse duke të të dashur ty, unë jam kaq e ngopur nga jeta dhe do vazhdojmë një jetë të gjithë së bashku”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF