
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe dhe bashkëshorti i saj Skerdi festojnë sot 10-vjetorin e martesës. Në këtë ditë të shënuar Aurela ka zgjedhur të bëj një dedikim për të edhe në rrjetin e saj social Instagram.
Përkrah një video shumë të bukur nga dasma, ku ata shihen të këndojnë këngën “Shpirt i shpirtit tim”, Aurela ka shkruar, “10 vjet nga ky moment. Dasma është diçka simbolike, një festë ku ti mbledh familjarë miq e shokë për të gëzuar së bashku për një dashuri. Për të krijuar disa kujtime të pashlyeshme, si ky moment ♥️.
“TË KAM GJETUR TY
TI SE DI SA SHUMË KÊRKOVA
UNË ME TY ,S’DO TË THOJA KURRË U LODHA
TI TANI, TI RRAHJE E ZEMRËS TIME
BASHKË ME TY,
LE TË THINJET JETA IME”
Deri sa të kem frymë, me ty! ( nuk i shpreh dot këtu ato çfarë mban zemra) por e falënderoj Zotin për ditë që kryqëzoi rrugët tona. Më bëre të besoj në një ndjesi që se dija se ekzistonte! Shpirt i shpirtit tim!”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Aurela dhe Skerdi prej kohësh jetojnë një histori të bukur dashurie. Ata janë bekuar me dy vajza, Grace dhe Abigail Isabelle.





Horoskopi ditor, e mërkurë 20 shtator 2023










4 shenjat më me fat për këtë javë!

3-vjeçari dhunohet brutalisht nga 3 edukatore!



