Gjatë lidhjes me Gerard Pique, Shakira u bë nënë e dy fëmijëve, diçka që ishte një ëndërr e realizuar për të. Megjithatë, tani që të dy janë ndarë, disa raporte tregojnë se kolumbiania po kërkon të ketë një fëmijë tjetër.
Mediat i kanë bërë jehonë asaj që u tha nga Mhoni Vidente, e njohur në Meksikë për parashikimet e saj për figurat e famshme. Sa i përket Shakirës, Vidente ka deklaruar se këngëtarja do ta fillojë vitin 2024 me dëshirën për një fëmijë të ri dhe se do të dëshirojë që këtë herë të jetë vajzë.
Ajo gjithashtu do të dëshirojë që ky fëmijë të lindë në Miami dhe jo në Barcelonë, nga janë dy djemtë e saj. Gazeta spanjolle “La Cataluna” ka raportuar gjithashtu se Shakira mund të bëhet sërish nënë. “Kolumbiania do të bëhet nënë, megjithëse nuk do të jetë ajo që do të mbetet shtatzënë pasi nuk do të donte të merrte rreziqet e të mbeturit shtatzënë në moshën 46-vjeçare”, thuhet në raport.
Ylli i muzikës nuk ka folur publikisht për këtë temë, pasi aktualisht është e fokusuar në karrierën e saj. “Jam në një moment shumë emocionues në karrierën time, ndihem plotësisht e dashuruar me muzikën, me atë që bëj”, tha Shakira së fundmi për një media meksikane.
“Forca ime lëvizëse për momentin janë fëmijët e mi, familja ime, dhe gjithashtu mezi pres të krijoj më shumë muzikë, të bashkohem me miqtë dhe të bëj bashkëpunime të reja”.
Shumë lajme romantike kanë qarkulluar që kur kolumbiania filloi jetën e saj të re larg Barcelonës. Ndër më të famshmet ishte romanca e supozuar e saj me pilotin britanik të Formula 1, Leëis Hamilton. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar dhe daljet e saj publike kanë të bëjnë më shumë me një miqësi.
Mbetet për t’u parë nëse Shakira do të kërkojë të bëhet nënë për herë të tretë.
Edhe pse një shtatzëni në moshën 46-vjeçare do të ishte me rrezik të lartë, pretendimi është se ajo do të mendonte për një nënë surrogate për të patur një vajzë.Shakira do të bëhet sërish nënë, dhe këtë herë e do vajzë!