Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj janë bekuar me një vajzë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Përkrah një fotoje shumë të bukur ku shihet edhe portreti i të voglës, ajo teksa bën një dedikim emocionues ka zbuluar edhe emrin e veçantë të vajzës së saj, Ergola Ergi, në kujtim të vëllait të saj të ndjerë, këngëtari Ergi i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.
“Sept 15.2023 mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës sonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi! Bija ime, je kryevepra ime më e madhe! Je ëndrra më e bukur që kam parë…
Jam e bindur që këtë emër që babai yt zgjodhi për ty do e mbash me shumë dashuri e krenari! Faleminderit Zot!??”, ka shkruar ajo, krahas fotos së parë familjare.
Kujtojmë që Barbana Dini prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me partnerin e saj, i cili po ashtu është me origjinë nga Shkodra.