Taylor Swift është parë me një varëse në formë loti, e cili është guri i lindjes së të dashurit të përfolur, yllit të NFL, Travis Kelce. Ishin fansat ata që vunë re lidhjen mes gurit të lindjes së Kelces dhe zgjedhjes së bizhuterive të Swift-it. “Kelce është një peshore dhe ‘opali’ është guri ynë i lindjes”, shkroi një prej fansave.
Swift ka qenë prej kohësh një adhuruese e opaleve, pasi i ka vendosur ato në tapetin e kuq dhe jashtë saj, madje i është referuar atyre në këngën e saj “Ivy”. Në një intervistë me “Us Weekly” në vitin 2016, ajo zbuloi se nëna e saj e çonte në TJ Maxx për të parë bizhuteritë e opalit. “Mendova se opalet ishin kaq të bukura dhe në një farë mënyre më bëri të ndihem më mirë. Ne kurrë nuk i blemë ato, thjesht i shikonim”, tha ajo.
Aludimet për lidhje me Swift dhe Kelce filluan në fillim të këtij muaji, me raportime se ata dalin së bashku në fshehtësi. Ndërsa asnjëra palë nuk i ka komentuar lajmet që kanë qarkulluar, Kelce zbuloi në një episod të podcast-it të tij me vëllain e tij se ai u përpoq (dhe dështoi) t’i jepte Swift-it numrin e tij të telefonit të shënuar në një byzylyk me rruaza gjatë një prej shfaqjeve të saj në “The Eras Tour”.
Swift-it vazhdon të jetë në titujt e mediave jo vetëm për jetën e saj të dashurisë, por edhe për zgjedhjet e saj të modës. Ajo e kombinoi varësen e saj Foundrae me një minifund Sandy Liang, çizme Gucci dhe një çantë Louis Vuitton ndërsa ishte në NYC më 8 shtator.
Me albumin e Swift “1989 (Taylor’s Version)” që do të publikohet në 27 tetor dhe pjesa e dytë e turneut të saj ndërkombëtar “The Eras” që do të fillojë më 9 nëntor në Buenos Aires, fansat ka të ngjarë të kenë shumë më tepër për të folur në muajt e ardhshëm.