Tashmë është zyrtare: Fifi me sa duket i ka hedhur pas krahëve mëritë me Top Channel dhe do të jetë konkurrente e programit të kërcimit “Dancing With The Stars. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e “DWTS” në Instagram.
Fifi e shprehu publikisht zemërimin e saj me televizionin e njohur pas promos së BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë edhe momentin kur asaj i ra të fikët brenda shtëpisë së famshme.
Këngëtarja nuk e priti aspak mirë një gjë të tillë, por e akuzoi se “Top Channel” se “po i shkatërronte jetën”.
Megjithatë, tani duket ka vendosur t`ia lërë të shkuarës atë episode dhe të bëjë paqe me ekranin e madh. Janë zbuluar sakaq, edhe disa nga emrat e tjerë të konkurrentëve që do të jenë pjesëmarrës në këtë program si politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe Atalanta Kërçyku. Blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, Juliana Nura dhe regjisorja Arnita Beqiraj janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.