
Kim Kardashian thuhet se ka nisur një romancë me fituesin e Super Bowl-it, Odell Beckham Jr. Kardashian është beqare që nga gushti i vitit 2022, pas përfundimit të një lidhjeje nëntëmujore me Pete Davidson, pas divorcit të saj nga Kanye West.
Sa i përket Beckham Jr u nda nga partnerja e tij, Lauren Woods, në fillim të këtij viti. Raporti i fundit, nga Gillian Telling of People, sugjeron se ajo po afrohet me kampionin e Super Bowl LVI, Beckham Jr.
Thuhet se Kardashian dhe Beckham Jr po “shoqërohen dhe “krijojnë një lidhje” në atë që duket të jetë faza e nisjes së një romance të re.
Një burim tha për ET, se “Kim dhe Odell janë duke u njohur me njëri-tjetrin”. Burime të tjera bëjnë me dije se ata “kanë shumë miq të përbashkët”. “Ajo nuk është duke u takuar seriozisht me dikë për momentin, por e hapur për të gjetur sërish dashurinë nëse takon personin e duhur”, thotë një burim. “Për momentin fokusi i saj kryesor është te fëmijët dhe bizneset e saj”.
30-vjeçari nuk do të ishte atleti i parë me të cilën është afruar, pasi më parë ishte në lidhje me Reggie Bush dhe Miles Austin nga NFL, ndërsa më parë ishte e martuar me Kris Humphries të NBA-së.
Kardashian është nënë e katër fëmijëve, vajzave North, 10 dhe Chicago, 5, dhe djemve Saint, 7 dhe Psalm, 3, të cilët i ndan me ish-burrin Kanye West. Ndërkohë, Beckham Jr. ndan një djalë 1-vjeçar, Zydn, me të dashurën Lauren Wood – me të cilën NFL thuhet se u nda në fillim të këtij viti.








Horoskopi ditor, e mërkurë 20 shtator 2023










4 shenjat më me fat për këtë javë!

3-vjeçari dhunohet brutalisht nga 3 edukatore!
