
Edhe pse Meghan Markle insiston për të kundërtën, princ Harry ka mbajtur anën e babait të tij, mbretit Charles III , duke thënë se nuk do ta veshë uniformën e tij ushtarake pa leje. Harry nuk e mbajti dot këtë uniforme në Lojërat Invictus, dhe për kurorëzimin e Charles III , ndërsa princave të tjerë të familjes u është lejuar një gjë e tillë.
Harry-t, i cili ka shërbyer në mënyrë aktive në Afganistan, i duhet leja e mbretit për të veshur uniformën e tij. Publiku e kritikoi vendimin e monarkut, sidomos pasi Princi Andreë, i tërheur nga jeta publike pas përfshirjes në një skandal seksual, është lejuar nga ana tjetër t`i medaljet e tij ushtarake.
Megjithatë, Harry nuk është ndikuar nga këmbëngulja e të shoqes, por ka vendosur të mos e kundërshtojë të atin për këtë rast. Sipas Neil Sean, një ekspert i familjes mbretërore, Dukesha e Sussex-it donte që ai të vishte uniformën dhe medaljet e tij, pasi sipas saj ai do të dukej më bukur dhe meriton t’i tregojë ato, por, princi nuk deshi ta zemërojë babain e tij, marrëdhënia me të cilin është krisur tashmë kohët e fundit.
“Meghan tha se se ai duhet ta vishte uniformën gjithsesi”, tha Sean ndërsa shtoi se “Dukesha u shpreh se ai dukej shumë i pashëm merë, dhe e ka fituar të drejtën ta veshë si dhe kur të dojë. Por edhe në moshën 39-vjeçare, Princi Harry me sa duket nuk dëshiron të ofendojë apo të mërzitë më mbretin.”