Vitet e fundit sigurisht nuk kanë qenë më të mirat për Amber Heard, si profesionalisht ashtu edhe personalisht, pas divorcit të saj të diskutueshëm dhe gjyqit mediatik me ish-partnerin Johnny Deep.
Në një përpjekje për t’ju rikthyer karrierës së saj të aktrimit, në fillim të kësaj jave u zbulua traileri për filmin e DC Comics ‘Aquaman 2’ (ku ajo luan Mera) dhe, të mërkurën, traileri për filmin horror ‘In the Fire’. Filmi do të jepet në kinema dhe do të jetë i disponueshëm në mënyrë digjitale nga 13 tetori.
Më 24 qershor, filmi u shfaq në edicionin e 69-të të Festivalit të Filmit në Taormina në Itali, ku Heard ishte pjesëmarrëse.
Në përmbledhjen zyrtare të filmit thuhet, “Në 1899, Grace Victoria Burnham, një psikiatër pioniere, udhëton në një fermë të largët në Kolumbi për të trajtuar një djalë të shqetësuar të quajtur Julian. Julian ka fuqi të mbinatyrshme dhe komuniteti lokal beson se ai është i pushtuar nga djalli. Grace duhet të luftojë tërbimin e komunitetit dhe errësirën që kërcënon Julian për ta shpëtuar atë”.
“In the Fire” drejtohet nga Connor Allyn, i njohur kryesisht për punën e tij si producent ekzekutiv i filmit meksikan “Ya no estoy aquí” (2019).