KreuStil Jetese

Kënga “Deti” bën bashkë Marsela Çibukajn dhe Sardin!

Kënga “Deti” bën bashkë Marsela Çibukajn dhe

Dy artistët të cilët rrugëtimin e tyre e kanë nisur nga ‘talent show’, këngëtarja e mirënjohur Marsela Çibukaj nga “The Voice” ndërsa Sardi nga “X Factor”, janë bërë bashkë për të sjellë te publiku një projekt të përbashkët muzikor.

Kënga e tyre titullohet “Deti”, një këngë shumë e bukur dhe tejet e veçantë. E në fakt kur artistë të talentuar bëhen bashkë për të sjellë bashkëpunime, suksesi është i padiskushëm.

Për këtë projekt të ri muzikor, Sardi, i cili po ashtu ka shkruar edhe tekstin e këngës, dhe Marsela kanë bashkëpunuar me producentin Eugen Herri, Avaxus Guitars, Ergys Turku, Kejdi Barbullushi, Renato Balla, MateFilms dhe Ela Pera.

Edhe realizimi i videoklipit është një gjetje, e cila i përshtatet më së miri këngës. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi i këngës, ajo është pritur shumë mirë nga publiku dhe komentet kanë qenë tejet pozitive.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF