
Pas përfundimit të turneut të lamtumirës, Elton John është zhvendosur në rezidencën e tij në Mbretërinë e Bashkuar në Windsor me bashkëshortin David Furnish dhe dy fëmijë.
Këngëtari legjendar zbuloi gjatë turneut të tij të fundit shtatorin e kaluar se lidhja e tij 32-vjeçare me qytetin amerikan të Atlantës po i vinte fundi, ndërsa ai po fillonte kapitullin e jetës së tij pas muzikës. “Kam jetuar këtu për 30 vjet dhe e kam dashur çdo minutë. Kështu që do t’ju marr me vete në zemrën time, në shpirtin tim dhe nuk do t’ju harroj kurrë”, tha ai para fansave.
Një vit më vonë John, i cili tani është 76 vjeç, më në fund ka nxjerrë në treg rezidencën e tij në Atlanta. Prona thuhet se vlen rreth 5 milionë dollarë dhe nuk është e vështirë të kuptosh pse.
Brendësia dhe vendndodhja e saj mahnitëse e bëjnë atë një nga pronat më tërheqëse në treg – e sigurisht, fakti që ka qenë në pronësi të këngëtarit ikonë gjithashtu ia rrit vlerën pak më shumë.
Dupleksi i katit të 36-të, i cili është afërsisht 2,500 metra katrorë, ka katër dhoma gjumi, shtatë banja, një dhomë mbresëlënëse ndenjeje dhe një zonë luksoze po ashtu ndenjeje. Ajo gjithashtu ka pamje mahnitëse të horizontit të qytetit.
John e bleu pronën në fillim të viteve ‘90, duke paguar pak më pak se 1 milion dollarë për të dhe u përdor si bazë për të kur ai ishte në turne në SHBA.