KreuStil Jetese

Reagon Jennifer Lopez, pasi Ben Affleck u fotografua me ish-bashkëshorten!

Reagon Jennifer Lopez, pasi Ben Affleck u fotografua me ish-bashkëshorten!

Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja e tij Jennifer Garner u fotografuan pak ditë më parë teksa ndanë një përqafim brenda makinës së regjisorit në Los Angeles. Pasi fotot ekskluzive të siguruara nga “Page Six” treguan takimin emocionues të ish-çiftit, të gjithë ishin kuriozë të dinin reagimin e Jennifer Lopez lidhur me ato pamje.

Mediat aluduan për probleme mes martesës së regjisores dhe yllit të muzikës, por pak orë më vonë Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u fotografuan gjatë një shëtitje në Los Angeles, ku u panë të buzëqeshur dhe përqafuar, duke mos lënë vend për një krizë të mundshme mes tyre.

E nëse kishte ndonjë skeptik edhe pas fotove që qarkulluan në media, tashmë JLo ka publikuar në Instagramin e saj, ku numëron plot 251 milionë ndjekës, bashkëshortin e saj Ben Affleck.

Dhe bëhet fjalë për një reklamë që Ben Affleck ka bërë për “America Runs on Munchkins”, duke treguar në këtë mënyrë se gjërat shkojnë më së miri mes tyre, madje e mbështesin njëri-tjetrit dhe në angazhimet e tyre profesionale, këtë herë angazhimin e regjisorit si një imazh i një produkti.

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Komentet kanë qenë të shumta, ku shumë prej tyre shprehin mbështetjen e madhe që kanë për çiftin e ashtuquajtur ‘Bennifer’, “Burri juaj është një burrë i mrekullueshëm zonja Affleck. Pate fatin të ktheheshe sërish në krahët dhe zemrën e tij”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF