Shakirës duket nuk po i del e keqja me tradhëtinë e Pique dhe nuk ndalet së publikuari këngë thumbuese për ish partnerin. Edhe pseshumë fansa mendojne se tashme ajo duhet te heq dore e te shohe perpara, ylli kolumbian ka vazhduar me të njëjtin ritëm.
Në një këngë të re të publikuar këto ditë, “El Jefe”, me grupin Fuerza Regida, tregohet historia e një njeriu të klasës punëtore që përpiqet të arratiset nga qyteti i tij i vogël dhe të bëhet një “bos kompetent”. Videoja, e cila u xhirua në Miami, ku Shakira tani jeton pas ndarjes së saj nga Pique, tregon këngëtaren duke luajtur rolin kryesor ndërsa kryente detyra rraskapitëse në një mjedis të pistë të fabrikës. Në të njëjtën kohë, këngëtarja ecën me një fustan të zi dhe çizme deri tek gjuri, teksa ka hipur mbi kalë.
Shakira, Fuerza Regida – El Jefe (Official Video) – YouTube
Gjithçka dukej normale deri në fund të këngës, kur Shakira këndon: “Kjo këngë është për ty, pasi nuk të paguan dëmshpërblim. Një tjetër pështymë, si gjithmonë”.
Kjo duket ka qene një referencë për dadon e fëmijëve të saj me Pique. Mediat roze shkruajne se futbollisti e ka shkarkuar vajzën që kujdesej për dy fëmijët, pasi ishte ajo që i zbuloi Shakirës tradhtitë e tij. Madje, ai ishte aq i acaruar me të, saqë nuk pranoi t’i paguante as dëmshpërblimin. Dadoja e fëmijëve të Shakirës dhe Pique, shfaqet në videoklipin e këngëtares.