KreuStil Jetese

“Supë me…”, e shoqja e George Clooney ndan sekretin e bukurisë!

“Supë me…”, e shoqja e George Clooney ndan sekretin e

Amal Clooney, bashkëshortja e aktorit të njohur George Clooney, rrefeu se fundi se një ushqim që konsumon cdo ditë është përgjegjës për pamjen e saj perfekte. Juristja e njohur tregoi se dita e saj nis me alga deti.

Ato përmbajnë proteina dhe minerale, por duhet pasur kujdes se jo të gjitha algat janë të ngrënshme dhe se disa mund të jenë toksike për trupin. Edhe pse mund të konsumohen me çdo vakt, është mirë që ditën ta nisni me to, keshillon ajo.

Supen me alga deti e ha shpesh. Receta për këtë pjatë është e thjeshtë dhe algat rihidratohen duke e vendosur në një enë me ujë e supa përgatitet me selino, mollë, tranguj dhe speca të përpunuara në shtrydhëse frutash e perimesh, më pas shtohen përbërësit e tjerë.

Pritini algat e detit dhe selinon në copa dhe shtoni në supë dhe rregulloni me pak piper dhe kripë. Në një rast, avokatja tregoi se në pamjen e shëndetshme dhe të shndritshme te fytyres ndikojnë pikërisht algat që kanë një efekt pozitiv në lëkurë.

Algat e detit (falë kolagjenit) përmirësojnë elasticitetin e lëkurës që ka një pamje të lëmuar, nxisin rritjen e flokëve, jane te pasura me omega-3 dhe minerale, si dhe fibra, që janë thelbësore për shëndetin e zorrëve.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF