KreuStil Jetese

“S’ishte aq keq”; Victoria Beckham zbulon vendin sekret ku takohej me David Beckham!

“S’ishte aq keq”; Victoria Beckham zbulon vendin sekret ku

Victoria Beckham ka zbuluar vendin sekret ku ajo dhe David takoheshin në fillimet e lidhjes për ta mbajtur atë të fshehtë. Dokumentari i “Netflix” do të zbulojë më shumë për jetën e ish-futbollistit profesionist, David Beckham, i cili ende pa filluar, ka tërhequr vëmendjen.

Traileri për serialin me katër pjesë të Netflix u publikua së fundmi dhe zbulohet se në të nuk do të përfshihet vetëm jeta futbollistike e Davidit, por gjithashtu do të hyjë edhe në jetën e tij personale, duke përfshirë historinë e marrëdhënies së tij me Victoria.

Në njoftimin për shtyp të Netflix për dokumentarin me seri, thuhet se “BECKHAM” do t’u japë fansave “një pasqyrë që nuk është parë më parë, se kush është në të vërtetë Beckham, përfshirë familjen, miqtë, shokët e skuadrës si edhe zakonet e tij të blerjeve dhe pastrimit”.

“Rezultati është një vështrim i paprecedentë i një ikone, që pavarësisht se ka kaluar gati 30 vjet në sytë e publikut, akoma mund t’ju befasojë”, thuhet në trailerin e publikuar.

Dhe sigurisht që mund të habiteni kur të dëgjoni, se ku ylli i “Spice Girl” takohej me futbollistin kur ata ishin në fillim të lidhjes së tyre. Teksa kujton atë kohë, Victoria ka thënë se menaxheri i saj i kërkonte që të bënte të pamundurën që ta mbante të fshehtë lidhjen e tyre.

“Kështu që, ne takoheshim nëpër parkingjet e makinave dhe më thënë të drejtën nuk është aq keq sa duket”, ka thënë Victoria. “Klasike”, shton David.

Victoria dhe David u takuan për herë të parë në 1997 në një ndeshje futbolli bamirësie. Sipas Mirror, David më vonë mori numrin e Victorias nga një mik. Victoria ka vënë në dukje se “nuk e dinte se kush ishte ai” në atë kohë, sepse ajo “kurrë” nuk shihte “futboll”.

Dokumentari “BECKHAM” pritet të dalë në Netflix më 4 tetor!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF