KreuCelebrity

Elon Musk kërcënoi kompaninë ‘Warner Bros’ nëse e largonin Amber Heard nga “Aquaman 2”!

Elon Musk kërcënoi kompaninë ‘Warner Bros’ nëse

Amber Heard thuhet se e mbajti punën e saj në “Aquaman 2” vetem sepse ish partneri i saj, miliarderi Elon Musk, i dërgoi një letër të ashpër Warner Bros përmes ekipit të tij ligjor.

Elon Musk kërcënoi kompaninë ‘Warner Bros’ nëse

Variety raporton se ish-gruaja e Johnny Depp rrezikonte ta largonin nga pjesa e dytë e filmit superhero pas tensioneve të përfolura me Jason Momoa dhe regjisorin James Wan. Megjithatë, Musk flitet se ndrhyri si "një kalorës me forca të blinduara të shndritshme" për të siguruar rolin e Heard si superheroina, Mera.

Elon Musk kërcënoi kompaninë ‘Warner Bros’ nëse

Një burim i brendshem i tha gazetës se gjiganti i teknologjisë kërkoi që një nga avokatët e tij t’i dërgonte një “letër Warner Bros”, duke kërcënuar se do t`ua digjte godinen” nëse e dashura e tij e atëhershme pushohej nga “Aquaman and the Lost Kingdom”.

Elon Musk kërcënoi kompaninë ‘Warner Bros’ nëse

Kjo dyshohet se funksionoi sepse, sipas Variety, Warner Bros “u dorëzua” dhe studioja e filmit në fund nuk e hoqi Amberin. Çështjet e Heard me kolegët e saj në “Aquaman” u bënë temë diskutimi gjatë gjyqit të saj për shpifje me Depp në 2022. Aktorja e “In the Fire” pretendoi gjatë dëshmisë në atë kohë se drejtuesit nuk donin ta “përfshinin” në vazhdim për shkak të dramës me ish-bashkëshortin e saj të famshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF