KreuCelebrity

“Paratë sikur janë të rëndësishme”, Gjyshja s’ia përton Dojnës: Po ti me Vlashentin..?

Moderatorja Dojna Mema dhe gjyshja e saj kanë qenë të ftuara së fundmi te “Rudina”, ku kanë rrëfyer më shumë rreth marrëdhënies së tyre, sa të bukur aq edhe të veçantë.

Gjatë bisedës në studio, gjyshja e Dojnës ka dhënë edhe një këshillë për të gjitha vajzat, duke theksuar se duhet të kërkojnë një shok jete dhe jo pasurinë materiale. Por pas kësaj deklarate, ajo pati një ndërprerje nga Dojna, e cila tha se më herët është shprehur ndryshe.

“Paratë sikur janë të rëndësishme”, Gjyshja

Megjithatë, gjyshja ia kthen mbesës me atë humorin e saj që e karakterizon, duke shkaktuar të qeshura në studio. Ajo i përmend Dojnës rastin e saj, që edhe ajo me Vlashentin janë duke i ndërtuar gjërat së bashku, nga shtëpia dhe me radhë.

“Bashkë, pastaj çfarë po bëni ju me Vlashentin? A po e rregulloni shtëpinë? A po e mobiloni bukur? Vlashenti la punën, la Francën se të donte. Vërtet i them unë atij ‘të ka rënë bingo’, por ama edhe këtu nuk mund ta lë pa ia thënë atë të vërtetën, pa ia dhënë atë që i takon”, u shpreh ajo.

“Paratë sikur janë të rëndësishme”, Gjyshja

Pjesë nga biseda:

Inaete Agalliu: Rinia sot është diçka që iu uroj vajzave të gjejnë shokun e jetës, të mos pretendojnë shumë.

Dojna Mema: Po pse moj nëna?

Rudina Magjistari: Të zgjedhin njeriun e mirë.

Inaete Agalliu: Pikërisht, njeriun e mirë. Çfarë do, zgjuarsi apo para, ç’janë këto gjëra? Unë dua njeriun që të ndiejë zemra dhe të jetë i respektueshëm dhe të më dojë. Paratë dhe ato gjërat janë gjëra kalimtare.

Dojna Mema: E ndryshove pak tani.

Rudina Magjistari: Si të kishte thënë?

Dojna Mema: Se paratë sikur janë të rëndësishme.

Inaete Agalliu: Janë të rëndësishme, por në momentin e parë që ti njihesh me djalin nuk ke pse të vësh lekun.

Dojna Mema: Po.

Rudina Magjistari: Zgjedh njeriu, pastaj paratë bëhen edhe bashkë.

Inaete Agalliu: Bashkë, pastaj çfarë po bëni ju me Vlashentin? A po e rregulloni shtëpinë? A po e mobiloni bukur? Vlashenti la punën, la Francën se të donte. Vërtet i them unë atij “të ka rënë bingo”, por ama edhe këtu nuk mund ta lë pa ia thënë atë të vërtetën, pa ia dhënë atë që i takon

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF