Jada Pinkett Smith ka folur publikisht për herë të parë për shuplakën e bashkëshortit të saj Will Smith ndaj Chris Rock në Oscar 2022. Në atë ceremoni të Oscars, Rock ishte mikpritësi dhe bëri një shaka ku përmendte faktin se Pinkett Smith është tullace.
Pinkett Smith vuan nga alopecia, dhe një gjë e tillë do të ishte mirë të mos përmendej. Si fillim u duk sikur deklarata e tij do të tejkalohej, por më pas Will Smith u ngjit në skenë dhe e goditi Rockun në fytyrë.
Ndërsa fillimisht i mbajti mendimet e saj për vete, Jada Pinkett Smith ka folur së fundmi hapur në një intervistë ekskluzive me People. "Mendova 'Kjo është një skeç', më pëlqeu. Nuk kishte shanse sipas meje që Will ta godasë atë'," kujton ajo.
"Vetëm kur Will filloi të kthehej në karrigen e tij, kuptova se nuk ishte një skeç”. Fjalët e para që ajo i tha Will-it pasi ata ishin vetëm pas shfaqjes ishin, "A je mirë?"
Pinkett Smith ka një libër të titulluar 'Worthy' që do të dalë këtë muaj dhe aty ajo gjithashtu shkruan për incidentin. Në të njëjtën intervistë për People, Pinkett Smith zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj në fakt janë ndarë prej shtatë vitesh dhe jetojnë të ndarë. Kjo do të thotë se ata ishin ndarë prej kohësh kur ndodhi ai moment në Oscar 2022.
Pavarësisht ndarjes, ata nuk kanë ndërmend të divorcohen. “Kemi bërë një premtim se nuk do të ketë kurrë arsye që ne të divorcohemi”, tha ajo. "Ne do të punojmë për çdo gjë. Unë thjesht nuk kam qenë në gjendje ta thyej atë premtim."