Angelina Jolie është transformuar tërësisht në filmin “Maria”, me regji të Pablo Larraín. Sipas Deadline, aktorja intepreton sopranon legjendare Maria Callas në një film biografik. Krijimi i ri i regjisorit me origjinë kiliane "do të eksplorojë jetën e solistes legjendare dhe kontroverse, e cila shpesh përshkruhet si "diva e parë". Bazuar në rrëfime të vërteta, filmi "Maria" do të tregojë historinë e trazuar dhe tragjike të kengetares lirike më të madhe në botë gjatë ditëve të saj të fundit në Paris në vitin 1970.
Xhirimet janë duke u zhvilluar dhe do të zgjasin tetë javë në Paris, Greqi, Budapest dhe Milano. Angelina pothuaajse nuk njihet: Aktorja u shfaq me syze me xham të trashë e me një kostum leshi. Disa imazhe të kapura në rrugët e kryeqytetit francez janë postuar në faqet e rrjeteve sociale të fansave.
Në film do të luajnë gjithashtu: Pierfrancesco Favino, Alba Rohrwacher, Haluk Bilginer, Kodi Smit-McPhee dhe Valeria Golino.
Maria Callas mori njohje ndërkombëtare në vitin 1947, për interpretimin e saj në "La Gioconda" të Amilcare Ponchielli, në Festivalin e Veronës. Në kulmin e saj, sopranoja Maria Callas u shpërblye me 100,000 marka për një performancë. Në vitin 1957, u takua me manjatin grek Aristotle Onassis, me të cilin jetoi një histori pasionante dashurie. Ajo vdiq më 16 shtator 1977, në moshën 53 vjeçare, në shtëpinë e saj në Paris, pas një ataku kardiak, shkruan agerpres.ro.



















