KreuCelebrity

Meghan Markle ndan shqetësimet e saj si prind!

Meghan Markle ndan shqetësimet e saj si prind!

Meghan Markle dhe Princi Harry e kaluan Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në New York City, duke qenë pjesë në Samitin e Prindërve të Fondacionit Archewell: Shëndeti mendor në një epokë digjitale, duke marrë pjesë në një diskutim tejet produktiv.

Meghan dukej tejet elegante me një bluzë të bardhë me shpatulla jashtë dhe pantallona të gjera nga Altuzarra me taka Aquazzura dhe një palë vathë Sarah Hendler. Ndërkohë Harry kishte veshur një kostum të zi përkrah saj.

Meghan Markle ndan shqetësimet e saj si prind!

Gjatë bisedës, Meghan diskutoi për herë të parë për shqetësimet e saj dhe të Harry-t për fëmijët e tyre, Archie 4-vjeçare dhe Lili 2-vjeçare.

Meghan Markle ndan shqetësimet e saj si prind!

“Të jesh nënë është gjëja më e rëndësishme në jetën time…”, tha ajo, duke e parë Harry-n me një buzëqeshje. “Por unë ndihem me fat që fëmijët tanë janë ende të vegjël dhe për momentin nuk i duhet që t’i monitorojë se çfarë shohin online, por gjithashtu ndihem e frikësuar për atë që na pret.

Kur je prind, ditët janë të gjata, por vitet janë të shkurtra. Kështu që më shqetëson, por kam shumë shpresë dhe shumë energji nga përparimi që kemi bërë vitin e kaluar dhe nga ndërgjegjësimi i mëtejshëm në vijim”.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF