KreuCelebrity

VIDEO/ Shakira shtyn një grua (fanse)! Shfaqet agresive!

Gjatë gjithë karrierës së saj, Shakira ka qenë një artiste e cila ka qenë e afërt me fansat e saj. Megjithatë, kjo është vënë në dyshim pasi u rishfaq një video, e cila tregon se këngëtarja ka shtyrë një grua.

VIDEO/ Shakira shtyn një grua (fanse)! Shfaqet agresive!

Në video, për të cilën nuk dihen detaje ku është realizuar, shihen disa persona në pritje të kolumbianes. Disa policë rrethojnë zonën për të siguruar këngëtaren, por një zonjë arrin t'i afrohet shumë këngëtares dhe e regjistron atë me celular.

Në këtë moment shihet Shakira që e largon, duke e kapur për krahu, para se t'u afrohet disa fansave të tjerë duke buzëqeshur.

VIDEO/ Shakira shtyn një grua (fanse)! Shfaqet agresive!

Videoja e diskutueshme që qarkullon në TikTok, është bërë virale, dhe të shumta kanë qenë komentet nga fansat. Disa njerëz e kanë cilësuar Shakirën të vrazhdë dhe jo miqësore: "Është e qartë që kjo është një sjellje e vrazhdë, duke patur parasysh se ajo shfaqet si divë".

“Unë e dua Shakirën, por ishte shumë gabim që e bëri këtë”, ka shkruar një tjetër përdorues. Ndërsa disa nuk ishin të kënaqur me sjelljen e Shakirës, të tjerët i dolën në mbrojtje.

“Ne ende e duam Shakirën, ndonjëherë gjërat nuk janë ashtu siç duken”, ka postuar një fanse. “Hahaha mos krijoni dramë kjo nuk është asgjë”, ka postuar një tjetër.

Disa besojnë se gruaja ishte fajtore që u afrua shumë me këngëtaren, sipas El Tiempo. Megjithatë, duket se gruaja ka qenë brenda ndërtesës ku Shakira ndodhej, që do të thotë se ato mund të jenë takuar më parë, pasi ajo ndodhet në anën tjetër të barrierës së policisë dhe nuk shqetësohet aq shumë pasi këngëtarja e shtyn.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF