Erla Mëhillin prej disa kohësh e shohim nën petkun e moderimit të një emisioni ku politika është kryefjala e tij. Por mbrëmjen e kësaj të enjte, edhe në "Now" u diskutua për ndeshjen Shqipëri-Çeki, rreth gjithçkaje që kishte lidhje me këtë ndeshje të rëndësishme.
Si asnjëherë më parë, moderatorja Erla Mëhilli hoqi dorë nga kostumi i politikës, që me thënë të drejtën i rri shumë mirë, dhe veshi fanellën e kombëtares kuqezi.
Një gjetje shumë e bukur kjo për të përcjellë te të gjithë teleshikuesit emocionet e ndeshjes spektakolare Shqipëri-Çeki, e cila u luajt në stadiumin “Air Albania”.
Një ndeshje e rrallë dhe e rëndësishme, ku kombëtarja arriti të ngrejë peshë zemrat e gjithë shqiptarëve, duke mundur çekët me rezultatin 3 me 0.
Teksa 20 mijë tifozët kuqezinj mbanin plisa në kokë në stadium, fanella e veshur nga moderatorja Mëhilli sinkronizohej kaq bukur me mbarë tifozët, në stadium, sheshe dhe shtëpitë e gjithë shqiptarëve.