Pjesëmarrja e Sara Hoxhës në filmin “Në kuadër të dashurisë” ishte padyshim një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Pas pjesëmarrjes në “Dance with the Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky ishte angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.
Tashmë prej disa kohësh, blogerja ka nisur angazhimet e saj profesionale duke mos u njohur vetëm si partnerja e Ledri Vulës. Por gjithsesi, në premierën e filmit të gjithë prisnin që çiftin e njohur në tapetin e kuq ta shihnin bashkë.
Por nuk ndodhi kështu, dhe shumë ndjekës nisën të aludojnë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Fansa të shumtë komentuan në rrjet se në një event të tillë Sara duhej të ishte në shoqërinë e Ledrit.
Së fundmi lidhur me këtë gjë ka reaguar vetë Sara Hoxha me anë të një postimi që ka shpërndarë në rrjetin e saj social, duke shkruar, “Vetëm kështu hallesh paçim Maestro”, pasi ky i fundit ka bërë një postim ku tregon se edhe ai është përballur me pyetjet, që pse ishte pa partneren në premierë.
“U bë çështje pse unë kisha shkuar pa gruan në premierën e filmit, por kur pashë që për këtë çështje kisha bashkëvuajtëse u qetësova. Sara Hoxha, kur vjen pse erdhi? Kur s’vjen, pse s’erdhi?”, ka shkruar ai, duke hedhur poshtë aludimet në këtë mënyrë.