KreuCelebrity

Rikthehet ‘drejtori i Portokallisë’!

Rikthehet ‘drejtori i Portokallisë’!

Spektakli i humorit “Portokalli” prej pak javësh ka nisur sezoni e ri. Dhe si në çdo sezon lëvizjet e aktorëve janë të zakonshme, sikurse edhe rikthimet në ‘shtëpi’.

Një prej tyre mesa duket është Erdit Asllanaj, i njohur nga të gjithë si ‘drejtori i Portokallisë’, për shkak të suksesit që pati roli i tij disa vite më parë.

Ka qenë Xhemi Shehu, moderatorja e programit të humorit, që ka dhënë lajmin në një farë mënyre, me anë të një psotimi në rrjetin e saj social Instagram.

Ajo ka publikuar një foto ne Erdit Asllanaj dhe me Visjanin, i cili po ashtu është një prurje e re në Portokalli këtë sezon, dhe ka zhvilluar një pyetësor, ku pyet ndjekësit.

“‘New Entry’: Visjani, Doktori, Endriti, O sa mirë që paska ardhur”, dhe pjesa më e madhe e ndjekësve të Xhemit, kanë votuar për opsionin “O sa mirë që paska ardhur”.

Rikthehet ‘drejtori i Portokallisë’!

Na mbetet të presim të dielën për të parë se si do të vijë pranë publikut këtë herë, ‘drejtori i Portokallisë’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF