Rrëmben vëmendjen si në fushën e lojës, në pasarelë e ashtu edhe në stadium me mikrofon në dorë. Me fizik prej modeleje, vendosmëri sportisti dhe aftësi gjuhësore të një gazetari, Cindy Marina, e lindur në vitin 1998, ka qenë figurë kyce e televizionit OversportTV për ndeshjet italiane të Serisë A.
Me një të kaluar si volejbolliste dhe pjesëmarrje në kompeticionin Miss Universe, Cindy tashmë është vënë re dhe duartrokitur nga publiku në Itali në disa raste. Ajo ka një lidhje të veçantë me fqinjin tonë përtej Adriatikut, me shumë ëndrra trengjyrëshe në sirtarin e saj personal: “E kam dashur Italinë që e vogël: të afërmit e mi jetonin atje dhe unë kaloja pothuajse çdo verë me ta: Më pëlqen ushqimi italian, arkitektura dhe historia pas qosheve të çdo qyteti. Njerëzit janë të sjellshëm, të pasionuar dhe duan të shijojnë jetën,” shprehet ajo.
Për mediat atje, Cindy rrëfen se i pëlqen të ketë një jetë aktive dhe të shëndetshme. “Për këtë arsye, përpiqem të stërvitem të paktën tre herë në javë. Edhe ne fundjave jam ne fushe. Pjesa e ngritjes së peshave është e dobishme sepse zbuloj se trupi im ndihet më mirë kur muskujt e mi janë të tonifikuar. Më pëlqen edhe të kërcej: ndonjëherë shkoj në mësime vallëzimi me miqtë e mi. Që i vogël kam provuar shumë sporte, përfshirë futbollin.
Nëna ime ishte një volejbolliste profesioniste në Itali dhe Shqipëri dhe më inkurajoi të provoja. Isha 10 vjeç dhe ishte dashuri me shikim të parë. U stërvita fort menjëherë: qëllimi ishte të fitoja një bursë në universitet dhe të luaja në një nivel profesional”.
Cila është ëndrra e saj në sirtar? “Të dal në skenën e Sanremos në krah të Amadeusit. Festivalin e kam ndjekur gjithmonë që e vogël: do të ishte e mrekullueshme të zbrisja shkallët e teatrit Ariston”.