KreuCelebrity

Vazhdojnë takimet; Taylor Swift dhe Travis Kelce natë romantike së bashku!

Vazhdojnë takimet; Taylor Swift dhe Travis Kelce natë romantike

Taylor Swift dhe Travis Kelce po ndiqen në çdo lëvizje të tyre nga shtypi dhe fansat e tyre, qofshin ndjekësit e NFL-së apo adhuruesit e muzikës pop.

Dyshja është përpjekur të kalojë kohë me njëri-tjetrin sa herë që nuk kanë angazhime profesionale. Së fundmi “Page Six” ka raportuar se Taylor Swift mbërriti në Kansas City të premten për të festuar ditëlindjen e 34-të të Kelces, e cila ishte më 5 tetor.

Vazhdojnë takimet; Taylor Swift dhe Travis Kelce natë romantike

Shumë pyesin nëse Swift do të ishte në stadiumin për ndeshjen të dielën pasi ishte e pranishme në dy ndeshjet e mëparshme, por ata u zhgënjyen kur panë që ajo e humbi atë ndeshje.

Kansas City Chiefs ia dolën të merrnin fitoren dhe thuhet se Kelce me shaka shprehet se Swift i ka sjellë fat pasi ata i kanë fituar të tre ndeshjet e 'epokës së Taylor Swift', tha një burim për The Messenger.

Mësohet se Kelcen festoi ditëlindjen edhe me miqtë të enjten e kaluar në steakhouse Golden Ox në Kansas City.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF