Vetëm pak ditë më parë, u mësua se Elsa Lila do të rikthehet në Tiranë më 1 nëntor për një koncert të rrallë në Pallatin e Kongreseve. Lajmin e konfirmoi vetë artistja shqiptare permes rrjeteve sociale. Por kjo duket nuk ishte surpriza e vetme e saj.
Ashtu si vitin e kaluar, Elsa Lila do të marrë pjesë sërish edhe këtë vit mes artistëve të mirënjohur, në Festivalin e RTSH-së, “Fest 62”, thote Express. Këngëtarja e njohur do të synojë sërish për vendin e parë, ndaj të cilit ishte shumë pranë vitin e kaluar. Nëse do të fitojë këtë trofe, Elsa do të përfaqësojë vendin tone në “Eurovision”.
Elsa fitoi vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian te Kenges. Duket se gara këtë vit do të jetë e forte, pasi edhe Luiz Ejlli ëshë përfolur gjithashtu se do të rikthehet në skenën e festivalit.
Lexo edhe: https://bordo.al/2023/09/16/elsa-lila-vjen-me-nje-koncert-madheshtor-ne-tirane/