19.5 C
Tirana
E premte, 22 Shtator, 2023
spot_imgspot_img

Elsa Lila vjen me një koncert madhështor në Tiranë!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur Elsa Lila do të rikthehet në Tiranë me një koncert madhështor. Koncerti do të titullohet “Finalmente, Elsa” dhe do të mbahet më 1 nëntor, në Pallatin e Kongreseve.

Lajmi është bërë ditur nga “Tirana Post”, e cila po ashtu bën me dije se koncerti do të jetë i gjithi ‘live’ dhe do të jetë i konceptuar me një program special muzikor.

“Në koncert ‘live’, në çdo tingull, nga fillimi deri në fund, që do të jetë i gjithi i saji, konceptuar me një program special muzikor.

Në Tiranën e saj, aty ku nisi gjithçka e ku ka ndjerë çdo herë, në çdo kohë, dashurinë që publiku ka për gjithë vlerat artistike që ajo vazhdon të përcjellë, përmes botëkuptimit, zërit e tingujve të saj”, shkruan Tirana Post.

Kujtojmë që Elsa Lila mori pjesë në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku arriti të triumfojë duke rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit me këngën “Evita”, një këngë që ajo ja dedikonte vajzës së saj.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit