KreuCelebrity

“Burri” i Adelës, Rich Paul, përgjigjet nëse çifti u martua në fshehtësi këtë verë!

“Burri” i Adelës, Rich Paul, përgjigjet nëse

Rich Paul ka qenë i ftuar këtë të hënë në “CBS Mornings”, ku ka reguar ndaj aludimeve se është martuar me Adele. “Mund të thuash çfarë të duash”, i tha agjenti sportiv Gayle King, pasi ajo e pyeti nëse duhet t’i referohej Adelës si “Znj. Pali.”

“Nuk është për mediat”, shtoi ai, duke lënë të kuptuar se nuk është “tipi i personit që e ekspozon jetën e tij personale. Më herët në një tjetër intervistë, Paul u shpreh i sinqertë për mënyrën sesi ai dhe këngëtarja e “Skyfall” kanë “ndihmuar njëri-tjetrin” gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare.

“Unë jam mirë, ne jemi mirë. Ajo është e shkëlqyer. Ka qenë e mrekullueshme për mua”,  shpjegoi ai. Deklaratat e tij vijnë më pak se një muaj pasi Adele e quajti atë “burrin” e saj ndërsa ishte në një koncert në Las Vegas. “Nuk mund të martohesh me mua. Unë tërhiqem nga gjinia e kundërt dhe burri im është këtu sonte”, iu përgjigj Adele gruas, e cila e pyeti nëse ishte e gatshme të “përpiqej” ta pranonte propozimin. “Jo, nuk dua të provoj! Unë jam me Rich-in”, tha këngëtarja më tej. “Ti je i çmendur, më lër të qetë.”

“Burri” i Adelës, Rich Paul, përgjigjet nëse

Adele, e cila më parë ishte e martuar me Simon Konecki, u pa me Paul në korrik 2021 kur ishin së bashku në një nga ndeshjet e NBA. Dy muaj më vonë, dyshja zyrtarizoi romancën e tyre në Instagram. “Ata janë shumë të përkushtuar dhe është e vështirë të imagjinohet se nuk do të jenë bashkë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë”, tha një burim në tetor 2021, duke vënë në dukje se dyshja “plotësojnë njëri-tjetrin” shumë mirë.

Adele, e cila ka djalin e saj Angelo, 10 vjeç, me Konecki, 49 vjeç, ka folur shpesh për marrëdhënien e saj me agjentin sportiv. “Ai është i mrekullueshëm. Bën shumë shaka dhe është shumë i zgjuar. Është e pabesueshme të shohësh atë që ai bën”, tha ajo për Paul gjatë një interviste në nëntor 2021.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF