Elgi Tako ka dhënë së fundmi një intervistë për kanalin e Youtube të revistës “Bordo”, ku ka zbuluar një anë tjetër të saj, dëshira dhe detaje që publiku ndoshta nuk i dinte për të.
Gjatë intervistës ajo zbuloi se momenti më i bukur i ditës për të është kur ka mbyllur të gjitha punët dhe kthehet në shtëpi te familja e saj dhe te maçoku i saj. Ajo gjithashtu do t’i pëlqente të ishte e martuar, por do të donte të mbante mbiemrin e saj.
Pas 5 vitesh, Egli e sheh veten të realizuar në karrierë, në familje, ndoshta dhe me bebe, ku i dihet…
Për më shumë ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë të dhënë ekskluzivisht për “Bordo”..
Egli përshëndetje!
Përshëndetje Athina!
Je nga ata persona që bëhesh gati për pesë minuta apo për pesë orë?
Në fakt nuk jam asnjëra nga këto. Jam një person që bëhem gati për 1 orë e gjysmë.
Si e nise ditën sot?
Sot e nisa ditën duke konsumuar mëngjesin dhe duke bërë një krehje te parukierja.
Cili është momenti më i bukur i ditës për ty?
Momenti më i bukur i ditës për mua është kur kam mbyllur të gjitha punët gjatë gjithë ditës dhe kthehem te familja ime në darkë dhe te maçoku im.
Po nervoze, çfarë të bën më tepër?
Nervoze më bën injoranca në një botë plot me informacion.
Çfarë të emocionon më shumë?
Historitë njerëzore!
Cila është mikja jote më e mirë, kujt ja tregon sekretet?
Motra ime, padyshim!
Cila do të ishte dhurata perfekte e ditëlindjes për ty?
Varet nga momenti, se çfarë do më duhej. Ajo që më duhet, ajo do të ishte perfektja.
Cila është dhurata më e bukur që ke marrë?
Padyshim maçoku im, ka qenë dhuratë nga kunati dhe motra ime.
Çfarë cilësish do të pëlqenin më shumë te një mashkull?
Të plotësojë ato standarde dhe kritere që plotësoj dhe unë për veten time. Ndoshta jo shumë të larta, por të jemi të dy të barabartë në këtë aspekt.
Më mirë bashkëjetesë, apo martesë?
Në fakt mendoj se martesa është pak procedurë burokrate formale, por nga ana tjetër si një njeri i organizuar që jam do më pëlqente të isha martuar, por të mbaja mbiemrin tim.
Dasmë e madhe, apo private?
Dasmë e madhe, por jo mediatike!
Cila është fjala që të irriton më shumë?
Në fakt nuk është një fjalë, është në përgjithësi kur njerëzit drejtohen me ‘kjo’, ‘kësaj’, ‘këtë’, ‘këtij’, domethënë kur nuk të japin atë titullin.
Preferon më shumë thirrje në telefon, apo mesazhe?
Në fakt preferoj më shumë mesazhe sepse varet se ku ndodhem, dhe jo gjithmonë kam mundësi që të përgjigjem në telefon.
Kë ke telefonuar për herë të fundit?
Për herë të fundit kam telefonuar parukieren, për të lënë orar.
Veshje seksi apo sportive?
Gjithmonë sportive!
Sukses në dashuri, apo në karrierë?
Mendoj se të dyja duan shumë punë. Pse jo, të dyja!
Egli, sa gjuhë të huaja flet?
Unë flas dy gjuhë të huaja në mënyrë të rrjedhshme, italisht dhe anglisht. Përpiqem me timen edhe për disa të tjera, por nuk mund të them që i zotëroj.
Je planifikuese, apo ke qejf që t’i gjesh gjërat gati?
Jam shumë planifikuese, nuk më pëlqejnë gjërat spontane.
A do të kishe dëshirë të jetojë jashtë Shqipërisë?
Kohët e fundit po!
Çfarë të inspiron më tepër?
Më inspiron muzika.
Cili është vendi që do të kishe më shumë dëshirë ta vizitoje dhe pse?
Kohët e fundit në fakt, dua të vizitoj Afrikën. Dua të vizitoj vende që kanë të bëjnë me jetën e gjallë, me kafshët e egra.
A do të shohim sërish, duke kënduar?
Po ku i dihet, ndoshta në të ardhmen po.
Plotëso fjalinë…’Do të hiqja dorë nga muzika përgjithmonë…’
…Nëse do të më kushtonte qetësinë time.
Si e cilëson veten, bën ti më shumë thashetheme, apo të tjerët për ty?
Kohët e fundit është e sigurt që të tjerët për mua.
Ku e sheh veten pas pesë vitesh?
Besoj me ndërrimin e prefiksit, pas pesë vitesh e shoh edhe me ndërrimin e shumë gjërave të tjera, pra të realizuar në karrierë, në familje, ndoshta dhe me bebe, ku i dihet…
Cila është puna e ëndrrave të tua?
Puna e ëndrrave të mia është çfarëdolloj pune që më bën të ndihem mirë spiritualisht.
Përshkruaje veten me pesë fjalë!
E ndjeshme! Impulsive shpeshherë, sepse më pëlqen ta mbroj të drejtën. Shumë e fortë! E vullnetshme! Dhe të paktën me çfarë thonë njerëzit, zemërmirë.
Cila është motoja jote në jetë?
Motoja ime në jetë është që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është gjithmonë për mirë, ose po, ose po, nuk ka po ose jo.
Egla, faleminderit!
Faleminderit Bordo!



















