Një sherr virtual me kolegen Anila Kalleshi e ka rikthyer Diola Dostin ne qender te zhurmës mediatike.
Gjithçka ka nisur pas një interviste të Diolës, në të cilën është shprehur se personat që kanë probleme kardiake, duhet të konsumojnë dhjamin e mishit. Anila reagoi menjehere duke pohuar se te tilla pretendime, nuk kane bazë shkencore.
“Obobo çfarë më dëgjuan veshët e çfarë më panë sytë! Një “nutricioniste” po sugjeronte për të sëmurët kardiakë por edhe atyre që duan të parandalojnë sëmundjet kardiake, të konsumonin dhjamin e mishit. Thjesht për t’u bërë virale besoj, siç e bën gjithmonë, se nuk ka aspak sens edhe bazë shkencore”, ka shkruar ajo.
Nuk vonoi shume dhe pergjigja publike e Diolës.Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo fshikulloi nutricionisten:
“Si quhen këto dietologet me shtatë grada shkencore që dobësojnë gjithë dynjanë por vete kanë nevojë të shkojnë tek dietologia? Pyes për një fansen time”, pyet Diola me ironi.