KreuCelebrity

Jada Pinkett Smith: "Tupac ishte shpirtim im binjak"!

Jada Pinkett Smith: "Tupac ishte shpirtim im binjak"!

Jada Pinkett pati nje miqesi shume te madhe me Tupac. Ajo u njoh me reperin nga mesi i viteve ’80, kur frekuentonin së bashku në shkollën e arteve ‘Maryland’.

Jada Pinkett Smith: "Tupac ishte shpirtim im binjak"!

Ata u bënë miq, derisa reperi u qëllua për vdekje në shtator të vitit 1996.

“Ishte dita e parë, ai erdhi drejt meje dhe u prezantua. Në gjimnaz, Pac kishte paksa një pamje qesharake. Përfundimisht, duke e parë nga pamja e jashtme, nuk ishte fiks tipi me të cilin do merresha. Por, sapo m’u afrua, ishte si magnet. Në momentin që i kushtoje vëmendje, ai të përthithte”,- tregonte Jada më herët për njohjen e tyre.
Në një intervistë për “Rolling Out”, ajo u shpreh se në fakt, Tupac ishte ‘shpirti i saj binjak’.

Jada Pinkett Smith: "Tupac ishte shpirtim im binjak"!


“Shpirt binjak, po! Nëse ekzistojnë jetët e mëparshme, mendoj se Pac dhe unë kemi udhëtuar në disa jetë. E ke parasysh, në forma të ndryshme”- rrëfeu ajo. Por, a u pendua Jada që nuk e çoi marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel?

“Nuk ka pasur kimi mes nesh. Unë e kam thënë edhe në libër. Është ajo kimia miqësi-dashuri, më beso”- tha aktorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF