KreuCelebrity

Garojnë 87 vajza; Endi Demneri renditet e treta në “Miss Universe”!

Garojnë 87 vajza; Endi Demneri renditet e treta në “Miss

Bukuroshja shqiptare Endi Demneri po përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 72-të të “Miss Universe”, që mbahet këtë vit në El Salvador, pasi u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë.

Së fundmi nga produksioni është hapur një votim dhe në rrjetin social Instagram të “Miss Universe” është publikuar lista me 10 vajzat më të votuara, pjesëmarrëse në këtë kompeticion të rëndësishëm bukurie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miss Universe (@missuniverse)

Në këtë listë Endi Demneri është renditur e treta në bazë të votimeve që kanë bërë fansat dhe ne nuk mund të jemi më të lumtur se kaq. Një arritje shumë e madhe kjo, për të cilën ne ndihemi të gjithë shumë krenarë.

Vetë Endi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ka shprehur emocionet e pafundme për këtë arritje, “Nuk mund ta besoj! Faleminderit pafund për suportin tuaj! Jam pa fjalë!”.

Garojnë 87 vajza; Endi Demneri renditet e treta në “Miss

Kujtojmë që bukuroshja shqiptare ka qenë e përzgjedhura jonë për një nga kopertinat e revistës “Bordo”.

Garojnë 87 vajza; Endi Demneri renditet e treta në “Miss

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF