KreuCelebrity

Angelina Jolie, super shik mbrëmjen e djeshme në Paris!

Angelina Jolie, super shik mbrëmjen e djeshme në Paris!

Është një nga aktoret më të njohura të Hollivudit, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe një ikonë stili: Angelina Jolie është pak nga të gjitha. Sharmi i saj vazhdon të befasojë e sikur të mos mjaftonin angazhimet e tjera, së fundi po bën edhe stilisten.  

Angelina Jolie, super shik mbrëmjen e djeshme në Paris!

Në muajin maj, ajo njoftoi se kishte nisur të punonte për një projekt të ri që mban emrin e saj, Atelier Jolie. Nuk është një brand veshjesh të reja, të stiluara prej saj, por një grumbullim krijuesish që do t`i japë jetë rrobave të vjetra nga firma të ndryshme mode. Një projekt inovativ, në mbështetje të mjedisit.  

Angelina Jolie, super shik mbrëmjen e djeshme në Paris!

"Kjo ide lindi nga vlerësimi që unë kam për artizanët e krijuesit me të cilët kam punuar në rrjedhën e viteve dhe nga dëshira për ta përpunuar materialin vintage, duke e bërë sërish të disponueshëm”, shpjegoi ajo.  Selia e projektit është në Nju Jork, ndërsa koleksioni i parë është parashikuar të shfaqet në nëntor. Angelina vetë ndërkohë, u shfaq me veshje perfekte gjatë mbrëmjes së djeshme në Paris, duke treguar se të gjithë duhet t`i besojnë shijes së saj.  

Angelina Jolie, super shik mbrëmjen e djeshme në Paris!

 

Angelina Jolie, super shik mbrëmjen e djeshme në Paris!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF