Duhet thënë që Romeo Veshaj është pjesë e pandarë nga çifti shumë i dashur për publikun Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Ata duhet se janë një treshe, shumë e pëlqyer edhe nga fansat.
Raporti që kanë me njëri-tjetrin është një model i bukur, që me thënë të drejtën duhet ndjekur. Së fundmi Romeo ka zgjedhur që ti dedikojë disa fjalë emocionuese moderatores, duke e konsideruar atë si motër.
“Kush ka motër botën ka”, ka shkruar aktori teksa ka ndarë një foto me të. Ky postim është ndarë edhe nga Bora Zemani e cila ka shkruar, “Ti je zemër”.
Epo ku ka më mirë që mes kunetërve të ketë të tilla marrëdhënie, dashuria dhe fjalët e mira e bëjnë jetën thjesht më të bukur.