Këngëtari shqiptar me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Arian Agushi i njohur me emrin artistik “Gold AG” është ndaluar nga policia e Greqisë. Lajmin e ka dhënë vetë reperi, ku me anë të një postimi në Instastory, ai tregon se shkak për arrestimin e tij janë bërë këngët patriotike. Ai ishte ftuar të këndonte në disa mbrëmje muzikore për shqiptarët në Greqi.
Mirëpo një gjë të tillë ai nuk ka mundur ta bëjë, kjo pasi është arrestuar.
Postimi i plotë i Gold AG:
“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollin e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend. Ju kërkoj falje të gjithë dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj që shihemi herë tjetër .Kushdo që ka spiunuar dua ti them me pak fjalë: Jemi burgosur historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi nxjerrë. Dhe tani pa na rrahur askush e nxjerrim njëri tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar nuk e kam për herë të parë këtë dhe do vazhdoj se…S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi.



















