Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Më lër të flas” foli për herë të parë për marrëdhënien e saj me Luizin, pas filmit.
U përfol se gjatë xhirimeve të “Në Kuadër të Dashurisë” Olta dhe Luizi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, ndërsa sherrin e “pohoi” edhe heshtja e aktores.
Aktorja shmangu pyetjen nëse flasin apo jo me njëri-tjetrin.
Por si aktor ajo e vlerësoi me notën 10 Luizin, vetëm se kishte luajtur krah saj.
Luizi në film ka luajtur veten, tha Olta.
“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”.
E pyetur për puthjet në film mes saj dhe Luizit:
“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, u përgjigj ajo.
“Kemi qenë bashkëpunues shumë të mirë, të dy donim që filmi të dilte mirë. Në zemrën time nuk ka urrejtje. Unë jam tip që nuk mbaj inat. 5 minuta e kam dhe pastaj të përqafoj.
S’kam kohë ta urrej, s’e takoj, s’kam as motiv ta takoj. Mua Luizi më shijoji në film.”
“Dori nuk e komentoi fare puthjen. Tha vetëm ishe shkëlqyeshëm. Ishte me mua e pa. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur,”-tha Olta.