Muzeu i Luvrit në Paris i ka evakuuar të gjithë vizitorët dhe stafin, dhe është mbyllur në paraditen e së shtunës, pas mberritjes së një kërcënimi me shkrim.
Zyrtarë të muzeut kanë thënë se rasti lidhet me vendimin e Qeverisë franceze për ta rritur nivelin e sigurisë, pas sulmit të së premtes në një shkollë, ku një mësues mbeti i vrarë gjate nje sulmi me thikë dhe dy persona tjerë janë plagosur.
Shërbimi për Komunikime i Muzeut të Luvrit tha se atje nuk pati asnje te lenduar sot dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.
Policia në Paris ka nisur menjehere hetime për rastin.
Qeveria franceze e rriti me 7.000 vete numrin e forcave të sigurisë në vend, pas sulmit të së premtes. Ajo është e shqetësuar edhe për ndikimin që do të mund të ketë në Francë lufta mes Izraelit dhe Hamasit.Muzeu i Luvrit, në të cilin vizitorët mund ta shohin Mona Lizën, mirëpret 30 – 40.000 vizitorë në ditë.



















